Toli: Ashtu si shkoi loja, edhe një pikë na kënaq
Ardit Toli ishte pa dyshim një nga lojtarët në fushë në derbin e kryeqytetit. Falë kontributit të tij, Tirana ruajti ekuilibrat në lojë. Në “Gol pas Goli”, mesfushori bardheblu tha se ishte i kënaqur edhe me një pikë.
Siç shkoi ndeshja, jemi të kënaqur me barazimin. Kishim mundësi të bënim një gol, në pjesën e dytë, pas minutës së 60-të, u ndie lodhja, sepse kishim tri ndeshje brenda javës, si ne dhe Partizani.
Besimi te Tirana: Stërvitemi fort dhe kemi besim te njëri–tjetri, e dimë se çfarë do të bëjë secili futbollit. Nuk kemi frikë, kemi besim shumë te vetja jonë, sidomos nga kjo ecuri e fazës së tretë. Në çdo ndeshje mundohemi të japim maksimumin. Në pjesën e parë ishim në ekuilibër në të tri repartet, lodhja ndikoi në pjesën e dytë.
Mungesa e golit: Po erdhi goli, do të jetë edhe më mirë, por mundohem të jap maksimumin në pozicionim tim. Jam i fokusuar te gjëra të tjera.



