VIDEO+FOTO/ Thumbime, koreografi dhe spektakël pirotenik: Ultrasit protagonistë në derbin Tirana-Partizani
Derbi Tirana-Partizani nuk prodhoi gola, por spektakli i tifozerive në shkallët e stadiumit nuk mungoi. Atmosfera në “Air Albania” ishte fantastike, teksa nuk munguan as koreografitë e grupimeve ultras dhe mjetet piroteknike.



“Që prej kohës komunizmit, Ju ekipi i partisë, Stema që ju mbani n’zemër, Është simboli i ku**risë”, ishte një nga pankarat e hapura nga Tirona Fanatics, të cilët ironizuan kundërshtarët edhe me diferencën prej 19 pikëve mes dy ekipeve.

Capital Crew, tifogrupi tjetër që mbështet bardheblutë kryesues, u mjaftua me një mesazh të thjeshtë: “KAOS”, teksa nuk munguan mjetet piroteknike. Aktivë, të zhurmshëm dhe të zjarrtë ishin edhe Ultras Guerrils, grupim më i madh ultras që mbështet Partizanin.



Tifozët e kuq hapën në sektorin e tyre një koreografi të madhe dhe të bukur me simbolin e Demit. Guerrils ndërprenë ndeshjen për disa momente për shkak të ndezjes së shumë mjeteve piroteknike.
View this post on Instagram
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



