La Liga

Barcelona përmbys Elchen me ndihmën e VAR-it, ngjitet e treta

Barcelona mposht me shumë vështirësi, madje edhe me ndihmën e VAR-it Elchen në transfertë dhe shkon në kuotën e 48 pikëve, duke forcuar pozitat në zonën Champions. Një triumf me përmbysje për katalanët (1-2), i treti radhazi në kampionat, por me polemika për penalltinë e akorduar në favor të tyre dhe për pretendimet e vendasve për një 11-metërsh, që nuk o morën në konsideratë nga kryesori.

Në fundit e pjesës së parë Fidel i Elches zhbllokoi takimin, duke e çuar skuadrën e tij me moral të larë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Aktivizimi i Ferran Torresit në pjesën e dytë ndryshoi ritmin e lojës së Barcelonës dhe ishte pikërisht ish-futbollisti i Manchester City-t që barazoi rezultatin në të 61-tën.

Moment shumë i diskutueshëm 7 minuta para fundit  të kohës së rregullt, me Depay-n që fitoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Ishte vetë holandezi që e shndërroi në gol.

Në dy raste të tjera vendësit pretenduan për penallti, por kryesori në të dy rastet vijoi lojën.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency