Bundesliga

Hoffenheimi mposht Kolnin dhe lë pas Leipzigun në garën për vendin e katërt

Tjetër fitore për Hoffenheimin, e katërta radhazi në Bundesligë, këtë herë në fushën e Kolnit me rezultatin 0-1. Goli që vendosi takimin u shënua nga Posch në minutën e 61-të, pas pasimit të marrë nga Raum.

Hoffenheimi (43 pikë) përfitoi edhe nga barazimi i Leipzigut, duke krijuar një distancë prej 2 pikësh me këtë kundërshtar, që i kërcënon vendin e katërt. Në garë për vendin e fundit që të çon në Champions League në fakt është edhe Frieburgu, po me 41 pikë.

Me këtë disfatë Kolni humb terren me grupin e kryesuesve dhe mbetet 5 pikë larg zonës evropiane.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency