VIDEO/ Zhegrova vulos fitoren e thellë të Lille, mposht Rashanin
Skuadra e Lille, kampione në fuqi e Francës, fitoi thellë 4-0 në ndeshjen e javës së 27-të përballë Clermont dhe një nga golat, pikërisht atë të rezultatit përfundimtar, e shënoi dardani Edon Zhegrova. 22-vjeçari, në minutën e fundit të kohës së rregullt, bëri një nga lëvizjet e tij të zakonshme, duke hyrë nga krahu i majtë drejt qendrës, për të synuar më pas portën. Sigurisht në këtë rast u ndihmua edhe nga devijimi i topit nga një mbrojtës.
Më herët për vendësit kishin shënuar Bamba, David dhe Celik. Zhegrovës iu deshën pak minuta në fushë për të tundur rrjetën, pasi zëvendësoi David në minutën e 83-të.
Kujtojmë që ky duel ishte edhe një “derbi” mes dardanësh, pasi në radhët e Clermont u aktivizua titullar Rashani, që qëndroi në fushë deri në minutën e 83-të.



