Marseja dështon në Velodrome përballë Monacos, Nice mbetet e dyta
Olimpiku i Marsejës humb në Velodrome sfidën e rëndësishme me Monacon, me Nicen që mbetet në vendin e dytë pas fitores së arritur një natë më herët përballë PSG-së.
Ekipi i drejtuar nga Jorge Sampaoli, pavarësisht se pati kontrollin e lojës, u ndëshkua në minutën e 59-të nga Martins. pa mundur më pas te gjente forca të paktën për të shmangur disfatën.
Frymëmarrje për Monacon, që në tri sfidat e mëparshme kishte mundur të merrte vetëm dy pikë. Skuadra e drejtuar nga spanjolli Clement, gjithsesi mbetet larg zonës evropiane, pasi renditet në vendin e tetë me 41 pikë



