La Liga

Karim Benzema pa rivalë për “Pichichin”, 20 gola në gjashtë sezone me Realin

Karim Benzema me golin që realizoi me 11-metërsh në ndeshjen që Reali e fitoi thellë kundër Real Sociedadit konfirmoi epërsinë e tij ndaj rivalëve në garën për “Pichichin”, çmimin e golashënuesit më të mirë në La Liga.

Lojtari francez i Real Madridit ka arritur barrierën e 20 golave ​​deri më tani në kampionat dhe e ka arritur këtë shifër për të gjashtën herë në karrierën e tij që prej mbërritjes në Spanjë në verën e vitit 2009.

Që kur Cristiano Ronaldo u largua nga “Los Blancos” në verën e vitit 2017, Benzema ka marrë rolin e goleadorit te Real Madridi, duke u bërë pikë referimi për sulmin. Sigurisht, statistika e tij më e mirë si golashënues në ligë i përket sezonit 2015-2016, kur realizoi 24 gola.

Karim Benzema bëhet lojtari i shtatë që shënon 20 ose më shumë gola në katër sezone radhazi pas emra të tillë historikë si Mundo (Valencia), Alfredo di Stéfano (Real Madrid), Hugo Sánchez (Real Madrid), Leo Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Luis Suarez (Barcelona). Përveç kësaj, Puskas, Di Stefano, Cristiano dhe Benzema janë lojtarët që kanë shënuar 20 gola në gjashtë sezone me Madridin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency