Featured

Teutë, cinike përballë Egnatias/ Daci u rikthen fitoren durrsakëve (video)

Teuta ka fituar tre pikë të vlefshme në ndeshjen ndaj Egnatias, duke mos rrezikuar zonën e play out-it. Durrsakët morën fitoren minimale 0-1 në transfertë, duke realizuar në minutën e 27’ me Klejdi Dacin.

Daci shënon kështu për të dytën herë gjatë këtij sezonin ndaj rrogozhinasve, pasi në javën e parë të kampionatit, në kohën kur ishte te Kukësi, Daci ka shënuar sërish në këtë fushë.

Pjesa e parë e kësaj sfide ishte deri diku e balancuar, ndërsa në fraksionin e dytë ritmin e lojës e diktuan rrogozhinasit.

Egnatia pati disa raste për të realizuar në portën e Demës, megjithatë lojtarët e Ramadanit nuk ia dolën që të shfrytëzonin mundësit dhe të dilnin me të patën një pikë nga kjo sfidë.

Pas këtij takimi Teuta vijon të renditet e gjashta, por tashmë me 28 pikë, teksa Egnatia qëndron në vend të shtatë me 23 pikë në 24 ndeshje të luajtura.

Egnatia-Teuta (0-1)

93’-Shtubina humbet një super rast, ishte shumë pranë golit, por nu kia doli ta dërgonte topin në portën e Demës.

76′ Jazxhi largon topin, Egnatia pretendon përsëri për penallti.

66’-Ademi godet me kokë drejt portës së Demës, por topi përfundon shumë larg.

62’-Pas një krosimi nga Allmucca, Pedro tenton të godasë portën e Demës, por nuk ia del.

 

56’-Hyka tenton të dyfishojë rezultatin, duke goditur nga distanca, megjithatë nuk ia del ta dërgojë topin në portën e Pujës.

54′ -Egnatia pretendon për penallti pas një prekje me dorë të Jazxhit brenda zonës, arbitri vazhdon lojën pavarësisht protestave të ekipit vendas

42’-Egnatia kundërpërgjigjet, me Pedro Auguston që kërkoi rrjetën e Dëmes, por e dërgoi topin shumë lart.

41’-Pas një goditje dënimi, Beqja tenton të godasë në portën e Pujës, por e dërgon topin lart.

38’- Demir Imeri kërkon të barazojë rezultatin, duke goditur nga distanca portën e Demës, por e dërgon topin shumë larg portës.

35’-Ilird Ademi tenton të godasë portën e Demës me kokë, por ai top nuk shkon në destinacionin e kërkuar nga lojtari i Egnatias.

26’ – Goooool. Zhbllokohet sfida në Rrogozhinë dhe janë miqtë e Teutës që gjejnë avantazhin. Pas një krosimi në zonë, Daci shfrytëzon një top të mbetur vakant dhe godet për ta dërguar në rrjetë. Teuta kalon në avantazh.

 Nis ndeshja Egnatia-Teuta në Rrogozhinë

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Michael, Duranski, Ademi, Levendi, Imeri, Pedro.

Trajneri: Zekirija Ramadani

Teuta: Dema, Idrizaj, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Alkesi, Daja, Hyka, Daci, E.Vila.

Trajneri: Renato Arapi

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency