Kategoria Superiore

Skuadrat e kreut qëndrojnë në vend, Laçi nuk përfiton nga ndalesa e Tiranës

Java e 24-të e Abissnet Superiores nuk solli asnjë ndryshim për ekipet e gjysmës së sipërme të tabelës, që imituan njëra-tjetrën në ndeshjet e tyre. Tirana kryesuese u ndal nga Partizani në një barazim pa gola, duke i dhënë mundësinë ndjekësve për t’u afruar, por diçka e tillë nuk ndodhi, për shkak se dhe ata nuk arritën që të marrin maksiumin në sfidat përkatëse. Laçi, ndjekësi më i afërt i skuadrës kryeqytetase barazoi 1-1 Kastriotin në transfertë. Kurbinasit ruajtën të njëjtën diferencë prej 8 pikësh, ndërsa nuk fitojnë prej 3 ndeshjesh radhazi.

Kukësi dhe Vllaznia po ashtu dhuruan një ndeshje të vakët në “Elbasan Arena” duke marrë nga një pikë secila e duke qëndruar në të njëjtat ujra, në kuotë të barabartë pikësh. Edhe pse pritshmëritë ishin maksimale prej dy ekipeve që janë vlerësuar për lojën argëtuese që aplikojnë në përballjen direkte u kujdesën që të mos humbasin, duke mos arritur që të ngushtojnë diferencën me Laçin. Partizani po ashtu i vëzhgon nga vendi i pestë me 5 pikë më pak.

Kjo xhiro e kampionatit i ngjante një “pit stop-i” për skuadrat e kreut, që qëndruan në vend. E vetmja skuadër që i ka bërë gjërat mirë është Teuta, e cila me suksesin e marrë ndaj Egnatias i dha vetes një distancë sigurie nga zona e rënies.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency