Fun

VIDEO/ Kopja e të atit, Cristiano Jr. përsërit supergoditjen e Ronaldos

Cristiano Ronaldo Jr. kopjoi lëvizjet babait të tij përpara se të shënonte një gol të bukur në stërvitjen e moshave të Manchester United.

11-vjeçari iu bashkua zyrtarisht formacionit të akademisë së “Djajve të Kuq” muajin e kaluar dhe iu dha fanela me numrin shtatë, ashtu si Cristiano Ronaldo. Cristiano Jr tani po stërvitet rregullisht në United dhe pamjet e reja të shpërndara në “Instagram” tregojnë se ai është në super formë dhe që po argëtohet.

Pasi merr topin, ai bën të njëjtën lëvizje si i ati përpara se ta dërgojë atë në rrjetë dhe në të njëjtën mënyrë si Ronaldo, 11-vjeçari festoi duke bërtitur dhe duke vrapuar drejt kamerës.

Ronaldo Jr ka qartazi aspirata për të imituar të atin dhe gjyshja e tij, Dolores, mendon se ai tashmë është më i mirë se Ronaldo kur ishte 11 vjeç.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency