Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Një qendërmbrojtës, më i miri i ndeshjes Kukësi-Vllaznia

Kukësi-Vllaznia ishte një nga sfidat prej të cilës pritej shumë në fushën e lojës, për vetë faktin që viheshin përballë dy nga ekipet që kanë spikatur më së shumti deri në këtë fazë të kampionatit, por nuk rezultoi e tillë.

Frika për të mos humbur ishte ajo që triumfoi në “Elbasan Arena”, ku gjuajtjet në portë ishin me pikatore, teksa në emisionin Analizë Superiore evidentohet malazezi i kuqebluve, Darko Bulatovic si më i miri i sfidës.

Qendërmbrojtësi malazez rikuperoi 25 topa, një shifër e konsiderueshme për një ndeshje, teksa tregoi edhe një saktësi për t’u vlerësuar në pasime, duke realizuar me sukses 87% të tentativave për të gjetur shokët e skuadrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency