Chelsea bën detyrën ndaj Norwich, shkatërrohen “kanarinat”
Chelsea ka bërë detyrën ndaj Norwich, duke fituar në transfertë me rezultatin 1-3 dhe në të njëjtën kohë duke i zhytyr akoma më keq “kanarinat”.
Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me rezultatin 0-2, me zhvllokimin e rezultatit që erdhi në minutën e 3-të, kur Chalobah i dha avantazhin “bluve” të Londrës. Më pas Mount dyfishoi rezultatin në minutën e 14, falë një asisti të marrë nga Havertz.
Pjesën e dytë të kësaj sfide Norwich erdhi më kërkues dhe realizoi në minutën e 69’ me Pukkin, që e goditi topin nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë Chelsea nuk mund ta mbyllte me aq, pasi në minutën e 90’ Havertz shënoi golin e tretë për ekipin e trajnerit Tuchel.
Pas këtij takimi Chelsea shkon në kuotën e 56 pikëve dhe renditet e treta në Pemier League, teksa Norwich vuan në vend të fundit me 17 pikë të grumbulluara në 28 ndeshje.



