Europa League

“Rezultat negativ”, Xavi: Barcelonë pa ide, Galatasaray “blind” mbrapa

Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në takimin e parë të raundit të 1/8-ve në Europa League kundër Galatasarayt. Ekipi i Xavit dominoi ndeshjen në “Camp Nou”, por turqit u mbrojtën mirë dhe siguruan një rezultat pozitiv.

Ndeshja e nëntë pa humbje në të gjitha kompeticionet për Barcelonën, por Xavin nuk e ngushëllon ky fakt. Trajneri u tregua i drejtpërdrejtë pas barazimit shtëpiak, duke mos i kursyer elozhet për ekipin kundërshtar.

0-0 nuk është një rezultat i mirë për ne. Kur ulet intensiteti, gjithçka bëhet njësoj si në muajt e vështirësisë. Në pjesën e dytë u përmirësuam, u përpoqëm, por gjetëm një mbrojtje të shkëlqyer dhe një Inaki që ishte spektakolar.

U përballëm me një ekip që ka mbrojtje të fortë, dy qendrat e tyre dhe Inaki u treguan mjaft të aftë. Ne na munguan idetë dhe nuk ishim mjaftueshëm mirë në pasimin e fundit.

Tani do të shkojmë në Stamboll siç bëmë në Napoli, duhet të fitojmë për t’u kualifikuar në çerekfinale”, deklaroi Xavi. Sfida e kthimit do të zhvillohet në kryeqytetin turk më 17 mars.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency