Featured

Vllaznia ndaj Tiranës për t’i dhënë bukuri kampionatit, duhet të ndalin “arratisjen” e bardhebluve

Derbi i Shqipërisë nxeh fundjavën e Abisnet Superiores. Në Loro Borici luhet Vllaznia – Tirana, një klasike e madhe e futbollit shqiptar  që premton spektakël. Kuqeblutë e Thomas Brdaric kanë shansin për të treguar se janë një skuadër e madhe duke i shtuar bukurinë kampionatit dhe garës për kreun, përballë bardhebluve që vijnë pas barazimit në derbi. Për Tiranën e Shehit, obligimi për t’u rikthyer te fitorja në një stacion të rëndësishëm të udhëtimit drejt titullit kampion.

Nuk mungojnë problemet në kampin bardheblu, ku Toshevski dhe Totre janë mungesa të rëndësishme, për më tepër që Tirana e vuajti pjesën e dytë ndaj Partizanit dhe këtë herë kërkohet një tjetër konfirmim përballë një prej skuadrave me potencialin më të spikatur të kampionatit. Potencial që Vllaznia nuk e ka shfaqur në takimet e fundit, formacioni shkodran vjen pas një barazimi pa ngjyrë ndaj Kukësit, dhe në 4 ndeshjet e fundit ka siguruar vetëm një fitore, atë ndaj Dinamos.

Vllaznia është 14 pikë larg kreut dhe titulli është një utopi, por skuadrës i duhet të luftojë për vendin e tretë për të siguruar europën, dhe për më tepër te një sfidë e ndier si kjo me Tiranën jo vetëm lojtarët, por edhe tifozeria gjen motivimin ekstra për të bërë një paraqitje të madhe. Edhe për Brdaric nuk mungojnë problemet, Gurishta, Da Silva dhe Jonuzi janë në dyshim, por nuk përbëjnë alibi sidomos në një sfidë si kjo.

Tiranës në krahun tjetër i duhet të mos vërë në diskutim reputacionin e fituar, duke u rikthyer te suksesi. Bardheblutë e kanë fituar 2-0 sfidën e parë të luajtur në shkodër, të firmosur nga golat e Xhixhës dhe Seferit që “ngecën” ndaj Partizanit, megjithatë kjo për vetë karakteristikat e skuadrave pritet të jetë një sfidë më e hapur se derbi, duke patur të gjitha premisat për një përballje spektakolare, natyrisht për të mos u humbur në ekranin e Supersport.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency