Featured

VIDEO/ Fitore me aromë titulli, Tirana përmbys Vllazninë në klasiken e Shqipërisë

Klasikja e Shqipërisë dhuroi gola dhe emocione të forta, por në fund festoi Tirana. Bardheblutë kryesues triumfuan 1-2 me përmbysje përballë Vllaznisë, duke siguruar suksesin e dytë sezonal në “Loro Boriçi”.

Ante Aralica kaloi vendasit në avantazh në minutën e gjashtë. Sulmuesi kroat nisi festën pasi shmangu edhe portierin Bekaj. Aralica realizoi një tjetër gol në minutën e 12-të, por VAR-i anuloi festën shkodrane.

Tirana reagoi pas gjysmë ore lojë, por Hoti u ndal nga traversa. Vllaznia pati shansin e artë për të gjetur golin e qetësisë, por Liridon Latifi humbi një penallti të akorduar nga VAR-i në minutën e 35-të.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Goditja e lojtarit nga Prishtina u ndal nga shtylla. Tirana mori zemër dhe gjeti golin e barazimit dy minuta përpara fundit të pjesës së parë, me Marsel Ismajlgecin që finalizoi një skemë perfekte.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Tiranën, që kaloi në avantazh 20 minuta përpara fundit. Seferi, asist fantastik i Redon Xhixhës dhe gol i Engjëll Hotit. Vllaznia tentoi barazimin, por nuk e evitoi humbjen përballë ekipit që po dominon Superioren.

Abissnet Superiore
Java e 25-të

Vllaznia-Tirana 1-2 (Aralica 6′ / Ismajlgeci 43′, Hoti 70′)

Kronika e ndeshjes:

 90+5′ Pasim i Hakajt nga e majta, gjuan Aralica, topi kalon ngjitur me shtyllën.

 87′ Kundërsulm i Tiranës. Devid del i vetëm përballë Zogovic, shmang portierin dhe nuk shënon me portën bosh. Anësori sinjalizon pozicion të parregullt të sulmuesit brazilian.

 85′ Gjuan me kokë Hoxhaj, Bekaj nuk rrezikon dhe largon në këndore. Mundësi shumë e mirë për Djurdjevic, Përgjoni eviton rrezikun me një ndërhyrje të guximshme.

 82′ Tenton edhe Heric për Vllazninë, por diagonalja e lojtarit vendas përfundon jashtë.

 80′ Ekipi shkodran në kërkim të barazimit. Bekaj grushton gjuajtjen e Adilit, Latifi nuk përfiton nga topi i rikthyer.

 78′ Vllaznia merr zemër dhe i afrohet barazimit, por gjuajtja e Djurdjevic është qendrore dhe nuk ka forcë.

 76′ Protesta të Vllaznisë për një faull të paakorduar të Behiratche ndaj Djurdjevic. Enea Jorgji ndëshkon trajnerin Brdaric me karton të verdhë.

 70′ Tirana përmbys rezultatin. Seferi gjen Xhixhën në zonë, ky i fundit dhuron klas me lëvizjen e tij, topi përfundon te Engjëll Hoti, i cili dërgon lehtësisht topin në rrjetë.

 62′ Goditje dënimi për Vllazninë. Ekzekutim fantastik i Mustedanagic, reagim i shkëlqyer i Visar Bekajt, i cili i mohon eurogolin boshnjakut.

 50′ Mundësi e mirë për Tiranën. Seferi tregohet egoist dhe gjuajtja e tij është e pasaktë.

 45+2′ Bardheblutë pranë golit të dytë. Mundësi shumë e mirë për Ardit Tolin, por ndërhyrja e Krujës shpëton vendasit.

 43′ Tirana barazon rezultatin. Skemë perfekte nga goditja e këndit, asist i Seferit dhe finalizim i Marsel Ismajlgecit. 1-1 në “Loro Boriçi”

 41′ Gafë e Adilit në mbrojtje, topi shkon te Seferi që gjuna drejt portës, topi devijohet në këndore nga mbrojtja vendase.

 35′ Jorgji akordon penallti pasi pa rastin në VAR. Liridon Latifi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, por gabon përballë Bekajt.

 32′ Prekje me dorë e Aldi Gjumsit në zonë, protestojnë shkodranët për penallti. Enea Jorgji kërkon ndihmën e VAR-it.

 31′ Tirana pranë barazimit. Engjëll Hoti kontrollon bukur një top dhe godet fluturimthi, por topi ndalet në traversë.

 12′ Ante Aralica shënon edhe golin e dytë. Protesta të Tiranës për pozicion të parregullt të sulmuesit, gjyqtarët e cilësuan të rregullt duke vijuar lojën, ndërsa VAR-i anuloi golin e kroatit.

 11′ Reagon Tirana. Redon Xhixha godet bukur me kokë pas një krosi të ardhur nga e djathta, topi mbi tra.

 6′ Vllaznia në avantazh. Liridon Latifi nis Ante Aralicën, i cili shënoi pasi shmangu portierin Bekaj. Ndizet “Loro Boriçi”.

 Fillon takimi në “Loro Boriçi”. Tifozët shkodranë hapin një koreografi gjigante, duke thumbuar rivalët.

 

Thomas Brdaric dhe Orges Shehi kanë zgjedhur titullarët e takimit Vllaznia-Tirana. Klasikja e Shqipërisë do të luhet sot në “Loro Boriçi” duke nisur prej orës 16:45, teksa do të transmetohet në Supersport 3. Erdenis Gurishta, Fjoart Jonuzi dhe Da Silva janë mungesat për kuqeblutë, ndërsa kryesuesit vijnë në transfertën shkodrane pa Kristijan Toshevskin dhe Ennur Totren.

Ekipi shkodran do të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1. Adili dhe Bulatovic në qendër të mbrojtjes, Kruja dhe Hakaj nga krahët, teksa Diagne do të formojë “digën” me Krymin. Në sulm Ante Aralica në majë, me kroatin që do të mbështetet nga treshja Çoba-Mustedanagic-Latifi. Tirana vjen me rreshtimin 4-3-3.

Marsel Ismajlgeci merr vendin e tij në krahun e majtë, teksa Toli do e nisë si mbrojtës i djathtë. Në mesfushë Shehi ka zgjedhur të luajë me Najdovskin si shkatërrues, lëvizje që e ka bërë edhe në ndeshje të tjera. Fanellë titullari edhe për Engjëll Hotin.

Ndryshime edhe në sulm, me Gjumsin që do e nisë nga minuta e parë. Seferi do të aktivizohet në majë të repartit ofensiv në vend të Devid, ndërsa në krahun e majtë do të jetë si gjithmonë Redon Xhixha. Deri në orën 16:00 janë shitur rreth 2800 bileta sipas raportimeve të gazetarit Elvis Rexha, por ky numër do të rritet edhe më shumë.

Formacionet zyrtare

VLLAZNIA (4-2-3-1): Zogovic; Diagne, Adili, Bulatovic; Kruja, Krymi, Mustedanagic, Hakaj; Latifi; Çoba, Aralica. Trajner: Thomas Brdaric.

TIRANA (4-3-3): Bekaj; Toli, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci; Limaj, Najdovski, Hoti; Gjumsi, Seferi, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.

Gjyqtarë: Enea Jorgji, asistent i parë: Ridigers Çokaj, Asistent i dytë: Fatmir Lamaj. VAR: Olsid Feratja, AVAR: Orgest Grabova.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency