VIDEO/ “Harakiri” i Egnatias në “Elbasan Arena”, Partizani barazon me dy lojtarë më pak
Egnatia bën “hara-kiri” në Elbasan Arena ndaj Partizanit, duke pësuar gol në minutën e katër shtesë dhe kur kishte epërsinë numerike prej dy lojtarësh. Dy pikë të humbura nga skuadra rrogozhinase, që kaly dy herë në avantazh me Shytin dhe Shtubinën, por nuk arriti ta ruante epërsinë. I pafalshëm shpërqendrimi i mbrojtjes rrogozhinase në shtesë, duke i dhënë mundësinë Stenio Juniorit të shënonte të dytin, atë të barazimit përfundimtar 2-2.
Partizani – Egnatia 2-2 (Junior 60′, 90+4’/ Shyti 23′, Shtubina 88′)
90+4′ – E pabesueshme çfarë ndodh në “Elbasan Arena”, Stenio Junior barazon rezultatin, edhe pse Partizani luan me dy lojtarë më pak.
90′ – Ndërhyrje shumë e rëndë e Bitrit, merr kartonin e kuq, Partizani me 9 lojtarë.
88′ – Gooooool! I sapofutur në fushë, në vend të Pedro Augustos, Ndriçim Shtupina shënon të dytin për Egnatian, 1-2.
82′ – Egnatia shumë pranë golit të dytë me Pedro Auguston, që nuk ia del të shtyjë topin me kokë drejt rrjetës.
81′ – Tjetër shpërthim i Skukës nga e majta e sulmit, shmang portierin Puja, hyn në zonë por nuk arrin të pasojë për Miroslavjev.
71′ – Rreziku kalon në portën e Partizanit, por goditja e Imerit nuk ishte e saktë sa duhet.
69′ – Avancon me forcë Skuka nga e djathta, nxjerr në pozicion të volitshëm Miroslavjev, që çuditërisht nuk arrin të shënojë.
64′ – Ndërhyrje naive e Albion Markut ndaj Allmuçës, futbollisti i të kuqve ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.
60′ – Gooooool! Barazon Partizani me Stenio Juniorin. Fillimisht Tedi Cara godet traversën, por topi kthehet te braziliani, që e shtyn topi me forcë drejt rrjetës, 1-1.
54′ – I pasaktë Tedi Cara në tentativën brenda zonës, topi shkon shumë larg portës.
47′- Penalltinë e merr përsipër Mala, por tregohet i pasaktë, topi përfudon jashtë.
46′ – Partizani e nis me vrull pjesën e dytë, Skuka pengohet në zonë, 11-metërsh për të kuqtë.
45+3′ – Mbyllet pjesa e parë, Egnatia në epërsi. Reagimi i të kuqve i vakët.
34′ – Tjetër mundësi për Partizanin, Cara nuk e devijon si duhet topin me kokë.
32′ – I afrohet barazimit Partizani me Bitrin, që godet me kokës pas krosimit të Malës, por fluturon Puja, shmang golin.
23′ – Gooooool! Përgjumje e e mbrojtjes së Partizanit. Alban Hoxha ndërhyn në kohë para Pedro Augustos, por topi i kthyer nga “gardiani” i kuq shkon në këmbët e Shytit, që me portën bosh e çon topin në rrjetë.
14′ – E lehtë goditja me kokë e Imerit, pas krosimit të Jacksonit, kontrollon pa problem Hoxha.
7′ – Herlad Marku fut një top drejt qendrës, aty ku ka mund të arrijnë sulmuesit e kuq.
2′ – Mbrojtësit e Egnatias ngatërrohen me njëri-tjetrin dhe topi shkon te Cara, që gjuan menjëherë, por nuk gjen portën…
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Hoxha; Marku, Belica, Bitri, Sota; H. Marku, Rrapaj, Matondo; Mala, Skuka, Cara
Egnatia (4-2-3-1): Puja; Ymeralilaj, Kacbufi, Krasniqi, Allmuça; Duranski, Shyti; Lila, Imeri, Jackson; Pedro Augusto



