Kategoria Superiore

“Me ekipe si Kastrioti dy ndeshje mjaftojnë”, Gurishta: Vllaznia e bukur, Tirana cinike

Erdenis Gurishta është një nga mungesat e Vllaznisë në duelin me Tiranën e vendit të parë. Kapiteni foli për “Gol pas Goli” në Supersport rreth duelit që do nisë në “Loro Boriçi”.

Me disa skuadra si Tirana ja vlen të luash katër ndeshje, ndërsa me skuadra si Kastrioti do të preferoja dy ndeshje…

Do të kisha preferuar një formulë me shumë skuadra, por jemi në Shqipëri, kjo është formula e duhur duke llogaritur që ka pak stadiume dhe disa skuadra luajnë jashtë.

Vllaznia ka më shumë cilësi këtë vit, kam pasur përshtypjen dhe besimin se do të ishim më lart në renditje, duke qenë pretendentë për titullin.

Kemi bërë shumë barazime. Ka raste kur në Shqipëri mjafton cinizëm. Këtë e ka treguar Tirana, ka shfaqur cinizëm dhe është me meritë në vend të parë.

Nëse fitojmë sot kampionati hapet, nëse nuk ndodh do të jetë shumë e vështirë. Edhe ne do kishim preferuar rezultatin përpara lojërave të bukura.

Në shumë ndeshje që kemi dalë barazim në Shkodër, si me Egnatian, kemi dominuar, por na ka ikur fitorja për një gabim. Dominuam edhe Tiranën në kryeqytet, por fati ka ndikuar të mos fitojmë. Luajmë bukur, por duhet cinizmi që ka Tirana”, deklaroi mbrojtësi i djathtë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency