Derbi dhe “finale” mbijetese, javë vendimtare për fatin e Dinamos
Dinamo nuk po kalon një moment aspak të mirë, e tashmë mbijetesa është vënë seriozisht në rrezik, teksa ndodhet në vendin e nëntë, duke lënë pas vetëm Skënderbeun. “Nëndetësja blu” po lundron në ujëra të turbullta dhe javët e ardhshme mund të rezultojnë shumë vendimtare.
Në horizont është derbi me Tiranën kryesuese, një sfidë tepër interesante, pasi përballë do të kenë një rival që e kanë takuar 4 herë, mes kampionatit dhe Kupës, por kanë arritur që ta mundin vetëm 1 herë, paçka se ia dolën që ta eliminojnë nga Kupa e Shqipërisë.
Pas takimit me bardheblutë, sfidat e radhës do të jenë provat e zjarrit, pasi Dinamo do të presë dy rivalë direkt për mbijetesën. Pas ndërprerjes së kampionatit blutë e kryeqytetit do të përballen fillimisht me Egnatian dhe më pas me Kastriotin, që mund të përcaktojnë shumë për fatin e këtij edicioni, pasi bëhet fjalë për dy skuadra që ndodhen në të njëjtat ujera dhe që diferencën me Dinamon e kanë një (Egnatia) dhe dy pikë (Kastrioti).

Pas këtyre sfidave do të jetë transferta me Laçin e vendit të dytë, që po ashtu ka një shkallë vështirësie tepër të lartë. Katër takimet e radhës për Dinamon do të jenë shumë të rëndësishme për fatin e Dinamos, që nëse do ti bëjë gjërat ashtu siç duhet mund të hedhë një hap të sigurt për qëndrimin mes më të mirave të futbollit shqiptar.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



