Futboll

Dita e Asamblesë, votohet për presidentin e FSHF dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv

Mbahet ditën e sotme Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme Zgjedhore e FSHF, ku do të votohet për numrin një të Federatës për katër vitet e ardhshme si dhe për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.

Lista e kandidatëve për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv:

Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Ҫekiҫi

Në këtë garë përballë vihet presidenti aktual Armand Duka, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha, ndërkohë në këtë Asamble nuk do të mungojnë edhe të dërguarit e UEFA-s dhe FIFA-s, si Zbigniew Boniek e Thierry Favre dhe Luca Nicola.

Ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar në Asamble nga dy zyrtarët e lartë, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia. Sakaq, pjesëmarrës do të jenë edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency