Sinani: Me Vanolin kemi projekt afatgjatë. Devolli? Vetëm një fitore arriti…
Administratori i Dinamos, Ilir Sinani foli gjatë prezantimit të trajnerit Rodolfo Vanoli, duke bërë një përmbledhje të ndryshimeve të ndodhura te Dinamo, teksa theksoi se trajneri italian do të qëndrojë në stol edhe nëse nuk arrihet objektivi mbijetesë.
“Që në fillim të sezonit, presidenti i besoi shumë trajnerit të parë, i cili bëri përzgjedhjen e ekipit. Ai bëri punë të mirë, bëri një grup, por edhe fati nuk e ndoqi, sepse Dinamo bëri disa ndeshje të mira gjatë sezonit.
Në merkaton e janarit përsëri bëmë disa përforcime dhe morëm si trajner të dytë zotin Devollin, të cilin e njihte shumë mirë trajneri Shkëmbi. Rezultatet e dobëta na detyruan që të bënim një ndërrim mes Shkëmbit dhe Devollit.
Devolli e mori me entuziazëm, bëri shumë lojëra të mira, por nuk patëm rezultate dhe u detyruam të ndërrojmë trajnerin. Presidenti ka një filozofi të vetën: ai ka duruar në maksimum, i ka duruar të gjithë. Në fund kontaktoi me Vanolin dhe i besoi ekipin për këtë pjesë të mbetur të sezonit.
Vanoli e njeh kampionatin shqiptar dhe ka marrë përsipër objektivin që të jemi në Superiore. Megjithatë, presidenti i dha dje garancinë se edhe nëse nuk do të jemi në Superiore, Dinamo do të vazhdojë me Vanolin rrugëtimin e gjatë.
Devolli? Nëse në shtatë takime merr vetëm një fitore dhe një barazim, ku është efektiviteti i punës tënde? S’po llogaris katër ndeshjet si ndihmës i Shkëmbit…
Devolli hidhte idenë se Dinamos i duhej trajner vendas, ai mendonte se do ishte më mirë për Dinamon një trajner shqiptar, por presidenti e pa të udhës që më mirë të merrte Vanolin, një trajner me eksperiencë”, deklaroi drejtuesi i klubit kryeqytetas.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



