“E pret një rrugëtim i ri”, Tirana ndahet me të besuarin e Shehit
Një lajm i papritur vjen nga klubi i Tiranës, teksa bardheblutë kanë njoftuar se kanë mbyllur bashkëpunimin me zëvendëstrajnerin, Erbim Fagu. Ky i fundit do të largohet për të ndjekur një rrugëtim të ri, këtë herë jashtë vendit.
Ndërkaq, nuk ka munguar falenderimi i kryeqytetasve për kontributin e 34-vjeçarit si në ekipin e parë, ashtu edhe në skuadrën U21, teksa Fagu është përshëndetur me të gjithë në klub ndërsa në njoftim theksohet se dyert e Tiranës do të jenë gjithnjë të hapura për të.
Njoftimi nga klubi i Tiranës:
Zv. Trajneri Erbim Fagu u përshëndet ditën e sotme me skuadrën dhe stafin për të nisur rrugëtimin e tij drejt një shteti të ri. Klubi i Futbollit Tirana shpreh mirënjohjen e pamatë për teknikun mbi kontributin e madh që ka dhënë në gjithë rrugëtimin e deritanishëm pranë bardhebluve në ekipin e parë dhe në skuadrën e 21-vjeçarëve si edhe i uron suksese në vazhdimësi. Faleminderit Erbim për emocionet dhe punën tënde të palodhur drejt rrugës së titullit. Gjithmonë një vend mes nesh! ♾











