Analizë Superiore/ Ndryshime në formacionin më të mirë, largohet lojtari i Tiranës dhe Egnatias
Emisioni Analizë Superiore në Supersport nën drejtimin e moderatorit Sokol Xhihani dhe me pjesëmarrjen e videonalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi ka përditësuar edhe formacionin më të mirë të Superiores deri në javën e 25-të të saj.
Nga java e kaluar ka pasur dy ndryshime, një në repartin difensiv dhe një në mesfushë. Kështu, Ilir Allmuça i Egnatias tashmë i ka liruar vendin Edison Ndrecës së Kukësit, ndërsa Vesel Limaj i Tiranës është zëvendësuar në mesfushë nga lojtari i Laçit, Julian Shehu.
Ndërkaq, nuk ka ndryshime në rolet e tjera të fushës, teksa në portë konfirmohet Bekaj, ndërsa para tij Hoxhallari, Najdovski e Marku, teksa në mesfushë janë emrat e Taipit, Latifit e Basa, ndërsa në sulm prej kohësh kanë konsoliduar pozitat e tyre dy nga më të mirët e kampionatit Saliou Guindo dhe Taulant Seferi që është edhe golashënuesi i Superiores me 14 realizime.
Formacioni aktual deri në javën e 25-të:

Si ishte:




