“Le të vijnë dhe të ma thonë në sy se Arnold nuk di të mbrojë, do ta “shtrij” përtokë”, Klopp i acaruar
Liverpool doli me një triumf shumë të rëndësishëm nga Emirates Stadium teksa mposhti Arsenalin me rezultatin 0-2, duke ngushtuar në vetëm një pikë distancën me Manchester Cityn kryesues. Një nga më të dalluarit për të kuqtë ishte Trent-Alexander Arnold, i cili në kohët e fundit ka qenë në disa raste i kritikuar se nuk mbron aq mirë sa sulmon.
Por, në krah të anësorit ka dalë tekniku Jurgen Klopp, i cili theksoi se nëse dikush mendon se Arnold nuk di të mbrojë atëherë le të marrë guximin dhe t’ia thotë këtë në sy.
“Nëse dikush thotë se Arnold nuk mund të mbrojë, atëherë mund të vijë dhe të ma thotë në sy, por do ta “shtrij” në tokë me një goditje. Nuk mund të vazhdoj dhe t’i dëgjoj këto kritika, nuk e di se çfarë duhet të bëjë më shumë në fushë djaloshi. Trent bëri një punë shumë të mirë ndaj një kundërshtari të sikletshëm si Martinelli”, u shpreh Klopp, që tashmë ka një mundësi për të siguruar titullin numër dy në Premier League në krye të Liverpoolit.



