Bundesliga

Ters te Bayern, Lewandowski rrezikon ndeshjen me Union Berlin

Bayern Munich është shumë i shqetësuar për gjendjen fizike të Robert Lewandowskit përpara ndeshjes me Union Berlin të shtunën.

Sulmuesi polak nuk ka qenë në stërvitje të plotë që kur u dëmtua të martën në gju dhe bëri vetëm një seancë 30-minutëshe vrapimi këtë të enjte.

Edhe pse nuk mendohet të jetë një çështje serioze, trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann do të duhet të mendojë me kujdes për rrezikimin e Lewandowskit kundër Unionit, veçanërisht për shkak se sulmuesi po përjeton shqetësim në të njëjtin gju që u dëmtua vitin e kaluar.

Situtata me dëmtimet te Bayern është shumë serioze dhe në kushte të tilla, trajneri Julian Nagelsmann pritet të japë një përditësim për skuadrën në konferencën për mediat që do mbajë në prag të sfidës me Union Berlin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency