Festimi i çmendur pas fitores, Lampard thyen dorën: S’e mbaj mend ku u lëndova
Everton siguroi një fitore plot vuajtje përballë Newcastle. Skuadra nga Liverpuli fitoi 1-0 falë golit të nigerianit Iwobi në minutën e nëntë shtesë. Tre pikë jetike për Evertonin, që luajti me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të brazilianit Allan (83’).
Djemtë e Frank Lampard po luftojnë për të qëndruar në elitën e futbollit anglez, dhe për momentin ndodhen 3 pikë mbi zonën e ftohtë. Trajneri anglez e festoi gjatë triumfin ndaj “Qymyrxhinjve”, madje theu edhe dorën pas golit të fitores.
“Kam thyer dorën gjatë festimeve. Kockat e mia duhet të jenë goxha të buta, por nuk e mbaj mend kur u lëndova. Ishte një natë e mrekullueshme dhe ne kemi nevojë për këto netë. Lojtarët po ringrihen falë shpirtit dhe bashkimit me njëri-tjetrin.
Doja që të përfitonim nga atmosfera që u krijua në stadium. Tifozët e Evertonit donin të shihnin pasionin tonë në ndeshje dhe ne e treguam atë”, deklaroi pas ndeshjes trajneri 43-vjeçar.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



