Kategoria Superiore

Derbi i 43 titujve, por Tirana e Dinamo me objektiva të ndryshëm

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos do të marrë gjithë vëmendjen e javës së 26-të të Abissnet Superiore. Të dy ekipet janë të pozicionuara në skaje të ndryshme të tabelës. Tirana kryesuese vjen me objektivin e vetëm për të vijuar formën fantastike, ndërkohë që Dinamo, me ardhjen e trajnerit të ri Vanoli, do të provojë me çdo kusht të marrë pikë për mbijetesën.

Bardheblutë vijnë pas një prove force në Shkodër, ku mposhtën me përmbysje Vllazninë me rezultatin 1-2. Ekipi i Orges Shehit ka dëshmuar në këtë sezon së vazhdimësia është një nga tiparet kryesore të tij. Ndërkohë që rezultatet negative të “Nëndetëses” sollën shkarkimin e Devollit dhe timonieri i ri Vanoli do të duhet ta nisë detyrën në tokën shqiptare në malore.

Në konferencën për shtyp, italiani deklaroi se skuadra e tij nuk i trembet asnjë ekipi. 59-vjeçari ka detyrën e vështirë të bashkojë një ekip me një mori problemesh. Dy sfidat e fazave të para nuk kanë pasur histori, teksa Tirana ka dalë fituese në të dy rastet, fillimisht me rezultatin e thellë 4-0 dhe më pas me triumfin minimal 1-0, që u vendos nga Redon Xhixha.

Megjithatë, përpos formës, derbi mbetet i paparashikueshëm. Dhe kur vihen përballë dy ekipet më të titulluara në Shqipëri, në një pikë kulmore të edicionit futbollistik, përballja ndizet edhe më shumë pasi një fitore në këtë sfidë, përpos 3 pikëve, të ofron dhe një shtysë të jashtëzakonshme nga ana morale.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency