Itali

Mbrojtja “fut ujë”, Juventus akord me futbollistin e Chelsea

Përgjatë sezoneve të fundit, Juventus ka humbur forcën e saj në mbrojtje teksa De Ligt shpeshherë është detyruar të mbajë i vetëm peshën e repartit duke qenë se Chiellini dhe Bonuçi kanë hasur shumë probleme fizike.

Ndaj, drejtuesit bardhezi po mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe lëvizjet në merkato do të nisin pikërisht nga prapavija, me mediat italiane që janë të sigurta se Zonja e Vjetër ka mposhtur konkurrencën e Bayern Munich dhe Real Madrid për Antonio Rudiger. Mbrojtësi është në vitin e fundit të kontratës me Chelsea dhe mund të largohet me parametër zero në fundin e sezonit, ndaj te Juventus janë treguar të shkathët për të mbyllur marrëveshjen.

Nga transferimi në Torino, gjermani pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare me 6.5 milionë euro në sezon. Kujtojmë se Rudiger ka një të kaluar në Itali teksa është aktivizuar në vitin 2015 me Romën, ndaj përshtatja për 29-vjeçarin nuk do të ishte një problem.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency