Featured

VIDEO/ Pedro shkatërron i vetëm Vllazninë, i dhuron fitore me 3 gola Egnatias

Pedro Augusto ka marrë fitoren 3-0 ndaj Vllaznisë, duke i dhuruar Egnatias një super fitore në ndeshjen kundër shkodranëve. Pjesa e parë e kësaj sfide u dominua thuajse e gjitha nga ana e ekipit të Rrogozhinës, që pati disa raste të një pas njëshme dhe rrezikoi seriozisht portën e Zogovic.

Goli i parë erdhi në minutën e 31’ me Pedron që realizoi një gol deri diku të dyshimtë, për të cilin u verifikua edhe në VAR për t’u parë nëse ishte pozicion jashtë loje apo jo, por pas atij verifikimi goditja e brazilianit  u quajt e vlefshme.

Pjesën e dytë shkodranët e nisën më kërcënues, megjithatë mjaftoi kartoni i kuq i Heric në minutën e 64’ që preu të hovin e Vllaznisë.

Më pas vendasit morën sërish nën kontroll lojën dhe në minutë ne 79’ Pedro dyfishoi rezultatin e skuadrës dhe të tijin. Megjithatë ai nuk u ndal me aq, pasi në minutën e 87’ do të godiste sërish portën e Zogovic dhe ta çonte rezultatin e këtij takimi në 3-0.

Një debutim zhgënjyes ishte ky për Elvis Plorin, i cili mori drejtimin e shkodranëve pas shkarkimit të Thomas Brdaric. Pas ndeshjes së javës së 26-të Vllaznia qëndron në vend të katërt të Abissnet Superiore me 39 pikë, teksa Egnatia renditet e teta me 27 pikë të grumbulluara.

Egnatia-Vllaznia (3-0)

87’-Gooool! Pedro Augusto shkatërron i vetëm Vllanzinë, realizon për të tretën herë dhe i dhuron Egnatias rezultatin 3-0.

79’- Goool! Pas një asisti nga ana e Jackson, Pedro bën një super goditje në portën e Zogovic duke dyfishuar rezultatin e Egnatias dhe njëkohësisht realizon dopietë personale.

72’-Pedro rrezikon sërish portën e Zogovic, por portieri i Vllaznisë e ndal dhe shpëton ekipin e tij nga pësimi i golit të dytë.

64’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Jackson, Heric dënohet me karton të kuq, Vllanzia mbetet me 10 lojtarë.

59’-Krymi tenton të godasë nga distanca, megjithatë nuk ia del ta dërgojë topin në portën e Pujës, me këtë të fundit që acarohet me gabimet e skuadrës së tij.

54′-Djurdjevic kishte një rast shumë të pastër për të barazuar rezultatin, ndërsa ndodhej vetëm për vetëm me Bruno Pujën, por ky e fundit e ndal topin dhe ruan avantazhin e Egnatias.

52′-Vllaznia shumë pranë golit të barazimit me Mustedanagic, i cili nuk ia del ta dërgojë topin në portën e Pujës.

Nis pjesa e dytë e Egnatia-Vllanzia në rrogozhinë.

Mbyllet pjesa e parë e Egnatia-Vllaznia, rrogozhinasit mbajnë avantazhin.

48’-Në pamundësi për ta dërguar topin vetë në rrjetë, Pedro Augusto asiston Jackson, me këtë të fundit që e godet në drejtim të portës së Vllaznisë, por Zogovic reagon mjaft mirë dhe e ndal.

43’- Pedro Augusto humbet një super rast për të realizuar, gabon dhe e dërgon topin shumë lart mbi portë.

40’-Jackson rrezikon portën e Vllanzisë, por Zogovic reagon mirë dhe e ndal atë top, që më pas u duk se ishte pozicion i parregullt.

31’- Goool! Pedro Augusto i jep avantazhin Egnatias, pasi ia del të kalojë Hakajn dhe Zogovic. Gol, i cili u diskutua si pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR goli u quajt i rregullt.

20’-Nuk i shërbeu Maganit, Pedro Augusto tentoi që të shënonte në portën e Zogovic, por nuk ia doli.

19′-Dëmtohet Krymi, ndërpritet për pak momente ndeshja Egnatia-Vllaznia. Kapiteni i Vllaznisë merr ndihmën mjekësore.

16’- E shpejtë ishte kundërpërgjigja e Pedro Augustos, që goditi në drejtim të portës së Zogovic, por ky i fundit reagoi mjaft mirë dhe e ndali, ndërsa më pas u sinjalizua pozicion jashtë loje.

15’-Heric godet nga distanca, por nuk ia del ta dërgojë topin në portën e Pujës.

Nis ndeshja Egnatia-Vllaznia në Rrogozhinë

Egnatia (4-1-4-1): Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Lila, Agbekpornu, Magani, Iseni, Duranski, Jackson, Pedro
Trajner: Zekirija Ramdani

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic, Adili, Diagne, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Heric, Kruja, Smajli, Mustedanagic, Djurdjevic
Trajner: Elvis Plori

Arbitër: Klodian Shahini

Asistentë: Arbër Zalla, Tauland Kasa

Arbitër i katërt: Orlando Kuka

VAR: Kreshnik Cjapi

AVAR: Ilir Tartaraj

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency