Francë

Qazim Laçi i jep fitoren Ajaccios, tre gola në Ligue 2

Një tjetër shqiptar arrin të jetë vendimtar për skuadrën e tij në ndeshjet e kësaj të shtunë. Qazim Laçi ka realizuar një me vlerë tri pikë në sfidën mes Ajaccio dhe Nimes në kuadër të javës së 30-të të Ligue 2 në Francë.

Në minutën e 48-të, mesfushori kuqezi lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zonës, që rezultoi e pakapshme për portierin kundërshtar. Për fatin e mirë të Laçit dhe skuadrës së tij, ky rezultoi të ishte goli i vetëm i sfidës, që forcon pozitat e Ajaccio në vendin e tretë, me vetëm një pikë më pas se Paris FC (dy vendet e para ngjiten direkt në Ligue 1).

Goli ndaj Nimes ishte i treti sezonal për Laçin në Ligue 2 dhe një sinjal domethënës për trajnerin Edy Reja, që e ka përfshirë në listë mesfushorin për miqësoret e marsit.

Në përfundim të sfidës, Qazim Laçi foli si njeriu i ndeshjes, duke theksuar:

“Kishim biseduar me ekipin dhe i kishim thënë njëri-tjetrit që kjo ndeshej duhej fituar patjetër. Jemi shumë të kënaqur sepse ekipi tregoi gjëra të mira dhe e meritoi fitoren.”

https://twitter.com/i/status/1505287727595782144

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency