Kombëtare

Risia në grumbullimin e Rejës pa pasaportë, italiani: Po punojmë që ta marrë sa më shpejt!

Të shtunën, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja shpalli listën e të grumbulluarëve të për dy ndeshjet e radhës miqësore, fillimisht ndaj Spanjës në transfertë më datë 26 mars dhe më pas më datë 29, këtë herë në shtëpi ndaj Gjeorgjisë.

Duke qenë se bëhet fjalë për ndeshje testuese, tekniku italian kishte menduar edhe për disa risi në grumbullim, teksa një prej tyre ishte Adrian Bajrami. Mbrojtësi 19-vjeçar me shumë perspektivë është pjesë e gjigandëve të Benficas dhe aktivizohet për ekipin e të rinjve.

Ndaj, 76-vjeçari ka menduar t’i japë hapësirë edhe në kombëtare, mirëpo mbetet për t’u parë nëse Bajrami do të mund të luajë në dy ndeshjet e radhës pasi së fundmi Reja ka zbuluar se lojtari nuk ka ende pasaportën shqiptare dhe do të duhet të presë ndërsa trajneri shton se po punohet që ta marrë sa më shpejt.

“Kemi edhe një të ri të datëlindjes 2002, Bajrami i Benfikës, që e kam grumbulluar, ndonëse për momentin nuk ka ende pasaportën, por po punojmë që ta marrë sa më parë dhe shpresojmë që ta marrë në kohë në mënyrë që ta shohim në aksion”, u shpreh Reja për fshf.org.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency