Premier League

Mposht West Hamin, Tottenham i merr Manchester United vendin e Europa League

Fitorja ndaj West Ham i mundësoi Tottenhamit ngjitjen në vend të pestë të Premier League ose në vendin që siguron Europa League.

Skuadra e trajnerit Antonio Conte e ka mbyllur raundin e 30-të të elitës së futbollit anglez me rezultatin 3-1.

“Spurs” ishin ata që diktuan ritmin e lojës, me avantazhin që e morën në minutën e 9’ nga autogoli i Zoumas. Megjithatë Tottenham nuk u mjaftua me aq, në minutën e 24’  Heung-Min Son dyfishoi shifrat për vendasit.

“Hammers” tentuan disa herë kundërpërgjigjen, por mundën të realizonin vetëm në minutën e 35’ me anë të Benrahma.

Pjesa e dytë do të ishte më e luftuar dhe nuk u realizua asnjë gol tjetër deri në minutën e 88’, kur Son do të dyfishonte “numrat” e tij personal dhe në të njëjtën kohë t’i dhuronte golin e tretë skuadrës së Tottenham.

Pas këtij takimi ekipi i Contes la në vend të gjashtë Manchester United, nga të cilët i ndan një pikë, ndërsa shkoi në kuotën e 51 pikëve, teksa West Ham zbret  në vend të shtatë me 48 pikë të grumbulluara në 30 ndeshje.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency