Angli

Takoi aleatin e Putin në Siri, pronari i Manchester City-t kritikohet nga qeveria britanike

Pronari i Manchester Cityt, Sheikh Mansour është kritikuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për takimin me presidentin sirian dhe aleatin e Putinit, Bashar al-Assad.

Assad vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) javën e kaluar për herë të parë që nga fillimi i luftës civile siriane në 2011-ën, për t’u ulur me një numër figurash me ndikim, duke përfshirë Mansour.

Dyshja u fotografuan të përqafuar gjatë takimit të tyre, i cili është parë si një ndihmë për të “minuar perspektivën e paqes së qëndrueshme në Siri”.

Deputeti laburist, Chris Bryant vuri në dyshim nëse Mansour është “person i përshtatshëm dhe i duhur për të zotëruar një klub futbolli” pas takimit të tij me Assadin.

Bryant tha gjithashtu se do të ishte mirë të shihej se çfarë qëndron pas faktit, që pronari i Cityt vuri në dukje lidhjet midis tij dhe Asadit, aleatit të Presidentit rus Vladimir Putin.

“Çfarë është ajo që njerëzit nuk e kuptojnë? Ka pasur një formë të vrasjes barbare, të vazhdueshme në Siri, e drejtuar bashkërisht nga Asadi, dhe tani Putini po bën saktësisht të njëjtën gjë në një luftë barbare kundër Ukrainës së pafajshme. Dhe disa njerëz duan të takohen me këta persona”,-referuar këtu pronarit të Manchester Cityt.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency