Spanjë

Pogba ndahet nga Manchester United në verë, gëzohet Barcelona

Barcelona është e interesuar për mesfushorin e Manchester United Paul Pogba, një lëvizje e të cilit drejt katalanasve ishte planifikuar që tetorin e kaluar, por marrëveshja nuk u arrit pasi spanjollët nuk ishin në gjendje të përmbushnin kërkesat e tij për pagën e lartë.

Ndërkaq, javën e kaluar klubi i Barçës arriti një marrëveshje të madhe me Spotify, me vlerë rreth 283 milionë euro, gjë e cila rimëkëmbi ekonominë e gjigantëve spanjoll, të cilët ishin në prag falimentimi vitin e kaluar.

Tashmë që problemet ekonomike për klubin katalanas kanë mbetur pas, duket se ata kanë rikthyer fokusin tek mesfushori i Manchester United, Paul Pogba.

29-vjeçari është duke planifikuar një lëvizje të mundshme në verë, pasi kontrata e tij me Manchester United përfundon në fund të sezonit. Francezi është shprehur se dëshiron ta përfundojë karrierën e tij në Spanjë, gjë e cila lë të hapur mundësinë e një afrimi të mundshëm të mesfushorit te Barcelona sezonin e ardhshëm edhe pse ofertat për Pogban nuk kanë munguar.

Klube të tjera si Real Madridi apo Paris Saint-Germain, kanë shfaqur interes për mesfushorin, Juventusi në krahun tjetër kërkon një rikthim të lojtarit në klub.

Merkato e janarit ndihmoi që Barcelona të rikthehej në formë pas një performance jo të mirë në fillim të sezonit. Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar 5 gola në gjashtë ndeshje, ndërsa Dani Alves, Ferran Torres dhe Adama Traore kanë pasur gjithashtu performanca shumë të mira.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency