Featured

Kërkohet nga Milani?/ “Jam i përqendruar te Empoli”, Asllani: Nuk e prisja ftesën e Kombëtares

Mesfushori që është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren, Kristjan Asllani ka thënë sot se nuk e mendonte se do merrte ftesë nga përfaqësuesja.

Duke folur në konferencën për mediet përpara ndeshjes miqësore me Spanjën, që do të luhet më 26 mars në orën 19:45 në “RCDE” të Barcelonës, Asllani theksoi se ka si qëllim vetëm të bëjë mirë dhe të ndihmojë skuadrën.

I pyetur për lajmet që po qarkullojnë në Itali për interesimin e klubit të Milan për të, lojtari i Empolit theksoi se nuk do dëshironte që t’i diskutonte këto gjëra.

Hera e parë në Kombëtare, si ndjehesh?Jam shumë i lumtur, unë Kombëtaren e shihja vetëm në TV dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua.

A e mendoje se do merrje ftesë nga Kombëtarja?Nuk e mendoja, nuk e besoja, por erdhi kjo ftesë, shpresoj të bëjmë mirë dhe ndihem mirë.”

Si kanë qenë këto tre ditë dhe a ju tremb ndeshja me Spanjën? Jo nuk na tremb. Këto tre ditë kanë qenë shumë të bukura. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje shumë të mirë.”

Cilësia: “Shpresoj që po. Unë do jap maksimumin dhe shpresoj t’i jap ndihmë Kombëtares.”

Pse kaq shumë lojtarë nga Italia në Kombëtare? “Kampionati italian është shumë i vështirë dhe kur vjen këtu ndihesh më mirë.”

Me cilin mesfushor të Kombëtares ndër vite mendon se ngjason?Nuk e di, këtë mund ta thoni ju që e shikoni sportin nga jashtë.”

A do debutosh në ndeshjen me Spanjën? “Nuk e di, këto gjëra i di trajneri. Unë jam i përqendruar te stërvitja dhe ndeshja dhe shpresoj të na vinë shumë tifozë.”

Je vazhdimisht titullar te Empoli ndërsa tani po flitet për kalim te Milani, si është e vërteta?Unë nuk e di, nuk i kam shumë qejf zërat e merkatos. Vetëm mendoj për Empolin dhe do bëj gjithçka për të ndihmuar skuadrën.”

Një mesazh për lojtarët e rinj: “Me këmbë në tokë dhe shumë stërvitje.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency