Kombëtare

Kombëtarja në ditën e tretë të grumbullimit, mesfushori nuk ia del t’i bashkohet skuadrës

Kombëtarja zhvilloi seancën e tretë stërvitore në Katalonjë në kuadër të miqësores së datës 26 mars ndaj Spanjës, në një nga komplekset më të famshme të zonës. Për fat të mirë, të gjithë lojtarët kanë qenë të gatshëm nën urdhrat e trajnerit Edy Reja ndërsa asnjë prej tyre nuk ka shfaqur probleme fizike.

Në këtë formë, 76-vjeçari është i qetë për të përzgjedhur formacionin titullar ndaj iberiksave, megjithatë një lajm jo i mirë është fakti që Amir Abrashi nuk ia del të jetë pjesë e grumbullimit me kuqezinjtë.

Mesfushori që aktivizohet me Grasshopper në Zvicër pësoi një dëmtim, ndërsa në stafin e kombëtares priten deri në momentin e fundit nëse mund ta kishin të gatshëm futbollistin. Por, në fund Abrashi nuk do të jetë në fushë për ndeshjen ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency