VIDEO/ Ekipi italian me nëntë lojtarë, 25-vjeçari shqiptar eviton humbjen me golin e tij
Federico Zenuni është një nga shumë futbollistët shqiptarë që kanë lindur në Itali. 25-vjeçari u rrit te Torino, në vitin 2017 kaloi tek ekipi i parë, por pa ia dalë të lërë shenjën e tij.
Mesfushori ofensiv ka veshur fanellat e Shqipërisë U17 dhe U19 (2 gola) në të kaluarën, teksa është grumbulluar por nuk ka debutuar me Shqipërinë U21.
Prej verës së vitit të kaluar ai është pjesë e Potenzas në Serie C, skuadër me të cilën sot ka shënuar golin e parë sezonal.
Zenuni ishte protagonist në barazimin shtëpiak 1-1 ndaj Paganeses. Lojtari shqiptar realizoi me kokë në minutën e 64-t, me Potenzan që mori një pikë me vlera pasi e mbylli takimin me 9 lojtarë.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



