Serie A

Propozim konkret i Milanit, rinovimi me Ibrën varet nga… Suedia

E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic varet nga Suedia. Kombëtarja nordike do të sfidojë Çekinë në Solna (20:45), përballje që do të transmetohet Supersport 4. Nëse fiton, Suedia do të përballet më Poloninë në “finalen” e madhe për një biletë në Botërorin e Katarit.

Kualifikimi i Suedisë në Kupën e Botës do të sjellë edhe rinovimin e 40-vjeçarit me Milanin. GDS raporton se Ibrën e pret një kontratë me 2 milionë euro neto në sezon + bonuse të ndryshme, ndërkohë që për momentin ai fiton rreth 7 milionë euro në sezon.

Mes palëve ka dakordësi në lidhje me shifrat dhe dëshirë të përbashkët për të zgjatur bashkëpunimin me një tjetër vit. Sulmuesi i famshëm është shumë i lidhur me Milanin.

Ibra shpreson të fitojë trofe me kuqezinjtë, teksa në të ardhmen nuk përjashtohet fakti që mund të nisë një aventurë si trajner ose drejtues te klubi ku ka kaluar më mirë se çdokund tjetër.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency