Kombëtare

Mesfushori italian lë pas krahëve koronavirusin, buzëqesh Mancini

Roberto Mancini ka marrë një lajm të mirë përpara sfidave vendimtare ndaj Maqedonisë së Veriut dhe fituesit të çiftit Portugali-Turqi, të vlefshme për një vend të Botërorin e Katarit.

Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli ka lënë pas krahëve koronavirusin. 24-vjeçari rezultoi pozitiv me Covid-19 një javë më parë, por tamponi i kryer ditën e sotme e ka rikthyer negativ.

Locatelli është rikuperuar dhe në mbrëmje do t’i bashkohet ekipit kombëtar në Koverciano”, lexohet në komunikatën zyrtare të bardhezinjve, që i gëzohen gjithashtu shërimit të mesfushorit.

Locatelli do të bashkohet me kampionët e Europës (20 ndeshje dhe 3 gola) pas përfundimit të sfidës ndaj Maqedonisë dhe do të jetë në dispozicion të Mancinit për “finalen” e 29 marsit.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency