Flasin “dardanët”: Fitore që krijon atmosferë pozitive
Samir Ujkani: “Ishte shumë e rëndësishme t’ia nisnim mirë, të mos pësonim gol. Ky ishte qëllimi kryesor. Nuk ishte e lehtë kundër këtij kundërshtari, por kemi luajtur mirë dhe kemi krijuar aksione ashtu siç dimë, kemi arritur një fitore shumë të bukur. Giresse? Kemi shumë respekt për të, historia flet vetë. Komunikimi po shkon më mirë nga ç’e kishim parashikuar. Është fillimi dhe duhet ta krijomë atmosferën pozitive nëpërmjet rezultateve të mira.”
Toni Domgjoni: “Jam shumë i lumtur për debutimin dhe golin, sidomos për fitoren. Shpresoj të kem më shumë minuta, do ta jap maksimumin sado minuta të luaj. Goli? Pata në mendje krosimin, por topi më kërceu në këmbë shkoi në rrjetë.”



