Katar 2022

Chiellini merr guximin e flet: Jemi të shkatërruar, paguam gabimet që nga shtatori

Giorgio Chellini mori guximin të fliste në përfundimit të takimit ndaj Maqedonisë së Veriut, që përfundoi me eliminimin e turpshëm të Turqisë në play off-in e Botërorit “Katër 2022”.

“Është e vështirë të shpjegohet, ka një zhgënjim të madh. Kemi bërë një lojë të mirë, por nuk gjetëm golin. Nuk kemi qenë mendjemëdhenj, kemi humbur diçka, kemi bërë gabime nga shtatori e deri më sot dhe tani po i paguajmë shtrenjtë”.

Kapiteni i kombëtares italiane e mban kokën lart, madje i del në mbrojtje trajnerit Roberto Mancini.

“Jam krenar për shokët e skuadrës, jemi të gjithë të shkatërruar dhe të thyer. Tani është e vështirë të flasësh, do të mbetet një boshllëk i madh që shpresoj të na shërbejë për të gjetur energjitë. Shpresoj që trajneri të qëndrojë, sepse është thelbësor për këtë kombëtare. Tani duhet t’i rikthehemi fitoreve, të shkojmë në Kampionatin Evropian dhe pas 4 vitesh të kthehemi në këtë Botëror të bekuar. Ndeshja ime e fundit në kombëtare? Nuk është koha për të folur për këto gjëra”, përfundoi Chiellini.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency