Kualifikueset e Amerikës Veriore dhe Qendrore/ Kanadaja mundet nga Costa Rica, Meksikë-SHBA ndahen pa gola
Është mbyllur edhe raundi i 12-të i kualifikueseve të Amerikës Veriore dhe Qendrore për Kupën e Botës.
Surprizë e këtij raundi ka qenë fakti që Kanadaja, e cila deri më tani ka ecurinë më pozitive të kualifikueseve në zonë është mundur nga Kosta Rika. Kanadezët kanë luajtur me 10 lojtarë që nga minuta e 34-të, kur Kaye doli jashtë me të kuq. Goli i vetëm në këtë ndeshje u realizua në minutën e 45+1 nga Borges, që i dha avantazhin skuadrës së tij dhe duke bërë që ndeshja të mbyllej me rezultatin 1-0.
Meksika dhe SHBA-të nga ana e tyre e mbyllën këtë raund me barazim pa gola. Ky takim ishte shumë i luftuar dhe i balancuar, me të dyja skuadrat që tentuan të shënonin, por nuk ia dolën të kishin sukses.
Xhamaika dhe El Salvadori u ndanë me barazimin 1-1. Goli i parë i këtij takimi u realizua në minutën e 21-të nga Zavaleta, i cili i dha avantazhin miqve. Megjithatë në minutën e 72’ Gray do të shënonte dhe do i jepte barazimin Xhamaikës.
Edhe Panama-Honduras e kanë mbyllur takimin e këtij raundi me barazimin 1-1. Goli i parë u realizua nga vendasit, të cilët shënuan në minutën e 23’ me Blackburn. Ndeshja do të vazhdonte me rezultatin 1-0 deri në minutën e 65’, kur Lopez barazoi për kombëtaren e Honduras.
Deri më tani kombëtarja më afër kualifikimit është Kanadaja, me vetëm një pikë larg, pas saj vijnë SHBA-të, Meksika dhe Kosta Rika.




