Featured

Reja nuk heq dorë nga skema e preferuar, ja formacioni i Shqipërisë ndaj Spanjës

Shqipëria sfidon mbrëmjen e së shtunës Spanjën në “RCDE Stadium”, teksa edhe pse bëhet fjalë për një takim testues, sërish do të kërkojnë të bëjnë një figurë të mirë pse jo për të kërkuar edhe rezultatin. Në këto ditë të grumbullimit, për fat të mirë grupi i lojtarëve nuk ka pasur probleme me dëmtmet dhe trajneri Edy Reja është i lirë në përzgjedhjen e formacionit titullar për ndeshjen ndaj iberikasve.

Madje, tekniku italian me përjashtim të ndonjë të papriture në çastet e fundit, duket e se ka ndarë mendjen rreth 11-tëshes titullare, teksa 76-vjeçari nuk ka hequr dorë nga skema e preferuar 3-5-2. Kështu, në portë është përzgjedhur Thomas Strakosha në vend të Berishës, ndërsa në mbrojtje aktivizohet treshja që luan në Serie A, Kumbulla, Gjimshti dhe Ismajli.

Në mesfushë, nuk ka një fanellë titullari për risinë Kristjan Asllani, i cili pritet të marrë minuta gjatë lojës, ndërkohë që në këtë repart do të aktivizohen Bare, Laçi dhe Gjasula, pa harruar krahët me detyra mbrojtëse ku luajnë Hysaj dhe Ivan Balliu. Në sulm, Myrto Uzuni dhe Armando Broja kanë përgjegjësinë për të goditur Spanjën nëpërmjet shpejtësisë dhe teknikës që disponojnë.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës:

Shqipëria (3-5-2): Strakosha, Kumbulla, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Bare, Gjasula, Laçi, Balliu, Uzuni, Broja
Trajner: Edy Reja

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency