Shokët nuk i flasin me gojë, mbrojtësi kërkon të “arratiset” sa më parë nga PSG
Një nga kritikat më të mëdha për PSG, por edhe për stafin teknik me në krye trajnerin Mauricio Pochetino është fakti se parisienët nuk ia kanë dalë për asnjë moment të jenë një grup i bashkuar dhe në fushë të sakrifikojnë për njëri-tjetrin.
Në fakt, diçka e tillë është e pamundur të arrihet nëse lojtarët krijojnë klane brenda skuadrës dhe ndahen në grupe. Është përfolur se ata që shkaktojnë më shumë pështjellim në organikë, janë grupi i lojtarëve amerikano-latinë, ndërsa së fundmi, gazetari i RMC, Daniel Riolo thekson se Achraf Hakimi është një nga ata i cili mezi pop ret fundin e sezonit për t’u larguar nga Parisi.
E gjitha sepse lojtarët amerikano-latinë nuk i flasin me gojë dhe marokenit diçka e tillë nuk i shkon aspak përshtat. Sigurisht, në këtë situatë të krijuar kanë ndikuar edhe rezultatet zhgënjyese të skuadrës në Ligën e Kampionëve, irritimi i tifozëve të cilët nuk kënaqen aspak me triumfin në kampionat.



