VIDEO/ I dhuron golin e dytë Spanjës, Dani Olmo “i heq buzëqeshjen” Shqipërisë
Shqipëria është mundur me rezultatin 2-1 në ndeshjen miqësore ndaj Spanjës. Takimi është dominuar në pjesën më të madhe nga ekipi i vendasve, por djemtë “kuqezi” bën një lojë të bukur.
Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, me Gavin dhe Pedrin që rrezikuan në disa raste portën e Shqipërisë, por portieri Etrit Berisha tregoi super formë dhe ndali ato goditje të rrezikshme.
Shqipëria mund të kishte dalë me barazim nga kjo sfidë nëse nuk do të kishte qenë për gabimet e Balliut dhe Cikalleshit përpara portës së Raya Martin, dhe atij të Keidi Bares në portën tonë.
Goli i parë do të vinte në minutën e 75’, kur pas një shërbimi nga Yeremi Pino, Ferran Torres realizoi për Spanjën. Në minutën e 84’ erdhi goli i barazimit, me Uzunin që e ndihmoi fati të shënonte pasi hyri në fushën e lojës si zëvendësues i Cikalleshit.
Ndërsa në minutën e 90’ Dani Olmo do të realizonte një super gol, duke i dhuruar fitoren e kësaj miqësoreje ekipit spanjoll.
Një rikthim shumë i bukur ky për përfaqësuesen spanjolle, e cila luan në Barcelonë pas 18 vitesh, me ndeshjen e fundit që ka qenë një miqësore ndaj Perusë në shkurt të 2004.
Spanjë-Shqipëri (2-1)
Miqësore
90’-Gool! Dani Olmo shënon katër minuta pas barazimit nga Uzuni dhe i dhuron sërish avantazhin Spanjës.
85’-Goooool! Barazon Shqipëria. Pas një daljeje të gabuar nga portieri Raya Martin, Myrto Uzuni realizon për “kuqezinjtë”.
75’-Gool! Ferran Torres shënon për Spanjën, me Yeremi Pino që i shërbeu, pasi shfrytëzoi një gabim të Keidi Bares.
61’-Zëvendësime te kombëtarja shqiptare, del jashtë Gjasula dhe vendin e tij e merr Ramadani. E mbyll këtu Cikalleshi, duke i lënë vendin Uzunit.
56’-Ivan Balliu humbet një rast shumë të mirë përpara portës së Spanjës, ndërsa pas disa sekondash topi i shërbehet Bares, me këtë të fundit që nuk godet siç duhet dhe e dërgon shumë lart.
52’-Morata i shërben Sarabias me kokë, por ky i fundit nuk ai del ta dërgojë topin në kuadratin e portës.
47’-Spanja e nis furishëm pjesën e dytë. Rodri godet fort nga distanca, por Berisha reagon mjaft mirë dhe e ndal atë top.
Nis pjesa e dytë e miqësores mes Spanjës dhe Shqipërisë.
Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë e miqësores Spanjë-Shqipëri.
43’-Broja niset në kundërsulm dhe i dhuron një asisti shumë të mirë Cikalleshit, por ky i fundit nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë dhe përfundon vetë aty.
37’-Pedri depërton mbrojtjen shqiptare dhe godet në drejtim të portës, por Berisha e ndal atë top.
28’-Balliu tenton të godasë portën e Spanjës, por gjuan shumë lehtë dhe topi ndalet në duart e Raya Martin.
20’-Pas një gabimi nga Hysaj, Spanja hidhet në sulm, me Pablo Sarabia që realizon një goditje qendrore, por ai top ndalet nga Berisha.
13’-Cikalleshi rrëzohet pranë portës së Raya Martin pas një ndërhyrje nga Eric Garcia, shqiptari kërkon penallti, por gjyqtari vazhdon lojën.
10’-Gavi i afrohet portës së Berishës me një ritëm shumë të shpejtë, por bllokohet në kohë nga Marash Kumbulla.
05’-Ferran Torres rrezikon portën e Shqipërisë, por Berisha reagon mjaft mirë dhe e ndal atë goditje.
Nis ndeshja miqësore Spanjë-Shqipëri në “RCDE Stadium”.
Formacionet zyrtare:
Spanja: Raya Martin, Alonso, Pau Torres, Eric Garcia, Carvajal, Pedri, Rodri, Gavi, Sarabia, Morata, Ferran Torres.
Trajneri: Luis Enrique
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Balliu, Laçi, Gjasula, Hysaj, Bare, Cikalleshi, Broja.
Trajneri: Edi Reja
Arbitër kryesor: Trustin Farrugia Cann
Asistentë: Luke Portelli dhe Edëard Spiteri.
Arbitër i katërt: Fyodor Zammit



