Pse Cikalleshi dhe Broja? Salihi zbulon vendimin e Rejës
Ndërsa ka folur përpara ndeshjes miqësore të kombëtares me Spanjën, Hamdi Salihi tregoi pse është vendosur ky formacion.
Për emisionin “Kuqezi” ai theksoi se Reja vendosi për Cikalleshin në vend të Uzunit dhe Manajt, pasi e sheh më shumë si pikë referimi.
Pse Berisha dhe jo Strakosha? Gjithmonë bëhet e njëjta pyetje. Ata kanë të dy të njëjtin nivel. S’ka asgjë speciale pse u zgjodh Berisha.
Pse Cikalleshi dhe Broja? Jemi munduar që të bëjmë lojën tonë 3-5-2 pa u ndikuar nga kundërshtari. Duam të përmirësohemi dhe të shohim përpara. Uzuni dhe Manaj janë në formë të mirë, por Reja vendosi për Cikalleshin për një pikë referimi më shumë.



