Kombëtare

“Përgjegjësia ime humbja ndaj Uellsit”, trajneri i kombëtares jep dorëheqjen

Austria humbi 2-1 gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit Katar 2022 kundër Uellsit. Dy golat e Gareth Bale sollën fundin e ëndrrës së kombëtares austriake, teksa ishullorët do të sfidojnë fituesin e çiftit Ukrainë-Skoci për një biletë në Kupën e Botës.

Humbja është përjetuar keq në Austri. Trajneri Franco Foda, i cili mbante këtë post prej 1 janarit të vitit 2018 duke e drejtuar kombëtaren në 46 ndeshje, ka dhënë dorëheqjen, vendim të cilin e shpjegon në këtë mënyrë:

Kam reflektuar shumë në ditët e fundit dhe mbrëmë vendosa të tërhiqem. Ekzistonte mundësia të rinovoja kontratën, por nuk më interesonte një gjë e tillë. Marr përsipër përgjegjësitë e mungesës së kualifikimit në Botëror.

Ka qenë nder i madh për mua të drejtoja Austrinë, kanë qenë 4 vite e gjysmë fantastike. Pasardhësi im do të drejtojë një skuadër me potencial të madh”, deklaroi 55-vjeçari gjerman, i cili do të drejtojë Austrinë për herë të fundit në miqësoren e së martës ndaj Skocisë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency