Serie A

“Në Itali nuk të falin asgjë! Djalin tim po e mbysin me kritika, shtypi e do larg Juves”

Adrien Rabiot la PSG-në në verën e vitit 2019 dhe u transferua si lojtar i lirë te Juventusi. Edhe pse ka fituar një titull, një Kupë Italie dhe një Superkupë, aventura me bardhezinjtë nuk mund të cilësohet pozitive për francezin.

26-vjeçari nuk ia ka dalë të kthehet një pikë fikse të mesfushës së ekipit italian dhe është përballuar gjithmonë me kritika, teksa nëna e tij, Veronique Rabiot, e cila bën rolin e menaxheres, ka folur rreth situatës së Adrien në Itali.

Në Itali thonë që Adrien nuk është një futbollist i mirë, por ai nuk e ka problem nëse nuk i luan të gjithë ndeshjet. Objektivi i futbollistëve është të arrijnë në nivele të larta.

Por, jo të gjithë e dinë se çfarë sakrificash nevojiten për t’ia dalë, duhet të kesh një mendje çeliku të përballosh këtë stil jete. Të gjithë theksojnë se futbollistët janë super të paguar, por nuk dinë asgjë.

Nuk e di nga vjen imazhi negativ që mediet kanë krijuar për ne, një gjë e tillë na shkatërron vazhdimisht. Djalit tim nuk i kanë falur kurrë asgjë, që kur ishte 17 vjeç e kritikonin shumë.

Shtypi kërkon që ai të largohet, por ai ndihet mirë te Juventusi”, deklaroi nëna e mesfushorit francez, i cili ka veshur 25 herë fanellën e kampionëve në fuqi të botës.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency