Shaqiri gati për Kosovën: 95% e njerëzve janë të lumtur për mua, kam luajtur ndeshje më të rëndësishme
Kosova luan nesër miqësoren ndaj Zvicrës, teksa pjesë e helvetëve është edhe Xherdan Shaqiri. Në një konferencë për mediat, sulmuesi që tashmë është bërë pjesë e MLS në Amerikë ku aktivizohet për Chicago Fire, theksoi se Zvicra luan për fitore ndërsa shtoi se pret që njerëzit në stadium të jenë të lumtur kur ta shohin në fushë dhe të mos e kontestojnë.
“Ne duam të fitojmë. Është normale që nëj pjesë e fansave të të mos pëlqejnë për mënyrën si luan apo sillesh, por besoj se 95% e njerëzve do të jenë të lumtur të më shohin në fushë.
Nuk kam dyshim se do të jetë një ndeshje e bukur, edhe pse unë kam luajtur ndeshje më të rëndësishme se ajo e nesërmja. Duam të reagojmë pas sfidës me Anglinë dhe qëllimi është i qartë, të fitojmë. Do të jem i përqëndruar te ndeshja”, u shpreh Shaqiri.



