Kosova sfidon Zvicrën/ Xhaka dhe Shaqiri në fushë, në anën tjetër Rashica me Muriqin
Kosova sfidon në miqësore Zvicrën teksa Dardanët kërkojnë të bëjnë surprizën ndaj helvetëve që konsiderohen favoritë. trajneri Alain Giresse ka përzgjedhur formacionin titullar teksa në sulm Kosova i ka sytë nga Vedat Muriqi, i cili gëzon mbështetjen e Bytyqit dhe Rashicës.
Sakaq, në mesfushë luan Berisha, ndërsa në mbrojtje Amir Rrahmani që mban edhe shiritin e kapitenit, ndërsa në portë është përzgjedhur Muric. Në kampin, zvicerian nga minuta e parë e nisin dy futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka në rolin e kapitenit dhe Xherdan Shaqiri.




