Video/ Milot Rashica gol në Zyrih, por Zvicra barazon pas 9 minutash
Milot Rashica i shënon Zvicrës brenda në Zyrih. Sulmuesi “dardan” shtuy me lehtësi topin në rrjetë pas një gabimi në pasim të mbrojtjes helvete në minutën e 22-të.
Këmbëngulje e sulmuesit Zymer Bytyqi, që nxjerr në pozicion goditjeje Rashicën, i cili edhe me pak fat, realizon golin që zhbllokoi takimin. Një gol i merituar i “dardanëve”, që luajtën me vendosmëri dhe ritëm të lartë që nga minuta e parë. Në këtë miqësore, Granit Xhaka numëronte ndeshjen numër 100 me përfaqësuesen helvete.
Nëntë minuta zgjati epërsia e Kosovës, pasi në të 61-tën Lotombo përfitoi edhe nga dalja e gabuar e portierit Muric, duke e dërguar me kokë topin në rrjetë.



